Osmani: Ka ardhur ora e lirisë në Iran, Kosova qëndron me SHBA-të

Osmani: Ka ardhur ora e lirisë në Iran, Kosova qëndron me SHBA-të

13:40, 28/02/2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulmin ndaj Iranit.

“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron pa luhatje me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, ka shkruar ajo në X.

Image

Osmani ka thënë se dënon sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve të Kosovës në Lindjen e Mesme.

“Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për të dhënë një mundësi lirisë dhe paqes”, vazhdon Osmani./ RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco