Pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, lëvizja 'Vetëvendosje' duket se ka lënë përfundimisht jashtë garës Presidenten në detyrë Vjosa Osmani. Zv.kryeministri dhe Ministri I Jashtëm, Glauk Konjufca ka thënë në një prononcim për mediat se i vetmi kandidat që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari.
Deri tani të vetmit emra që kanë konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga familja e nderuar Jashari.
Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit jo më larg se 4 marsi.Edhe pas takimeve ndërpartiake, nuk ka një emër konkret për kandidatin. Megjithatë, nga këto takime u bë e qartë që asnjëra prej partive politike nuk i ka dalë në krah, Vjosa Osmanit që synon edhe një mandat tjetër si presidente, madje as Lëvizja Vetëvendosje.
© SYRI.net