'Lufta jonë ishte e drejtë dhe pastër'/ Konjufca në Hagë: Gjykata po përpiqet të shtrembërojë historinë...

'Lufta jonë ishte e drejtë dhe pastër'/ Konjufca në Hagë: Gjykata po përpiqet të shtrembërojë historinë...

09:20, 18/02/2026

Ministri i Jashtëm dhe njëherazi Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, është i pranishëm ditën e sotme në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Konjufca bëri një prononcim për mediet përpara nisjes së seancës, ku tha se nuk ka asnjë gjykatë apo institucion të ndryshojë faktin që lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër.

Më tej, Konjufca u shpreh se Gjykata Speciale po përpiqet të shtrembërojë historinë dhe baza mbi të cilën u ndërtua gjykata, raporti i Dick Marty-t doli një mashtrim.

Konjufca: Lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër. Këtë të vërtetë nuk ka asnjë institucion ta ndryshojë, asnjë gjykatë. Çka po përpiqet të ndodhë brenda kësaj gjykate është shtrembërimi i historisë. Baza mbi të cilën u ndërtua kjo gjykatë, raporti i Dick Marty-t doli një mashtrim. Një grup deputetësh është drejtuar me kërkesën për trajtimin e masakrës së Dubravës. I ka shkuar si kërkesë gjykatës, por kurrë nuk trajtoi asnjë krim të Serbisë. Nuk kishte ndërmarrje në UÇK, kjo ishte e vërteta dhe kjo e drejtë ka për të dalë në dritë. UÇK është krijuar në zemër të popullit të Kosovës, nuk është krijuar nga askush nga lart. Kjo do të kurorëzohet me lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre në Kosovë. Vetë personi që qëndron pas këtyre aktakuzave ka probleme me drejtësinë. Kjo për ne është e mjaftueshme dhe tregon joseriozitetin e personit që insistonte në këto aktakuza. Shpresojmë që verdikti të jetë në anën e duhur të historisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco