Kurti: Duhet gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e 'Sarajevo Safari', Vuçiçi thuhet se është i përfshirë

Kurti: Duhet gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e 'Sarajevo Safari', Vuçiçi thuhet se është i përfshirë

20:33, 17/02/2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” në Sarajevë.

Ai deklaroi se në këtë fenomen thuhet të ketë pasur rol edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Këto deklarata, Kurti i ka mbajtur në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë në 18-vjetorin e Pavarësisë.

Më tej u shpreh se sipas informacioneve që qarkullojnë, gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, persona të ndryshëm paguanin shuma parash për të qëlluar me snajper civilë boshnjakë nga kodrat përreth qytetit.

“Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se e ashtuquajtura “shtëpia e verdhë” për trafikim organesh në Shqipëri, sipas tij, nuk ka ekzistuar kurrë dhe e cilësoi atë si pjesë të një narrative hibride kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.

Duke folur për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kurti theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë, si përgjigje ndaj, siç tha ai, një regjimi shtypës dhe represioni sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco