'Medalja Presidenciale e Meritave', Presidentja Osmani nderon deputeten britanike Alicia Kearns

'Medalja Presidenciale e Meritave', Presidentja Osmani nderon deputeten britanike Alicia Kearns

21:52, 16/02/2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar deputeten britanike, Alicia Kearns, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ky nderim u bë në shenjë vlerësimi për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e treguar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe në rajon.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes ndërkombëtare lidhur me rreziqet dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet Kosova dhe Ballkani Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco