SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta

SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta

14:49, 12/02/2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës  pas rreth një viti bllokade.

Qeveria e re në krye me Albin Kurtin u votua mbrëmë me 66 vota për, teksa kundër ishin 49 vota.

Ambasada ka thënë se pret që të bashkëpunojë me qeverinë e re për paqen rajonale, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, shkruan Reporteri.net.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Ne presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Më 11 shkurt, deputetët e konstituuan Kuvendin e Kosovës, duke zgjedhur Albulena Haxhiun si udhëheqëse të re të organit ligjvënës.

Disa orë më vonë, u votua edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje – fitueses së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco