Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

11:34, 12/02/2026

Presientja Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Munich, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, tha ai.

Konferenca e Mynihut  mbahet nga 13 deri më 15 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco