Shkoi me helikopter në Prishtinë për t’u bërë presion për speciale, Rama bën sikur i digjet barku për UÇK

Shkoi me helikopter në Prishtinë për t’u bërë presion për speciale, Rama bën sikur i digjet barku për UÇK

21:03, 09/02/2026

Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës, që kërkon dënimin me nga 45 vite burg për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Me një gjuhë vulgare, Rama mbrëmjen e sotme ka sulmuar prokurorët e Hagës në lidhje me kërkesën e tyre, duke harruar se ka qenë po ky Edi Ramë që disa vite më parë, kur diskutohej për krijimin e Gjykatës Speciale, do të shkonte me helikopter në Prishtinë që të ju mbushte mendjen klasës drejtuese të politikës në Kosovë, ata që ja dëgjonin fjalën, që të votonin pro ngritjes së kësaj gjykate.

E sot bën sikur është i merakosur për ta, duke shpërthyer në akuza dhe me një gjuhë vulgare kundër Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale.

‘Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur…

Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!’, shkruan Edi Rama në postimin e tij në ‘X’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco