VIDEO/ 'Ndalu, ndalu', dalin pamjet e grushtit mes mësuesit dhe nxënësit në Prishtinë

18:48, 09/02/2026

Kosova është tronditur sot nga publikimi i një videoje ku një mësues shihet duke goditur një nxënës brenda një shkolle fillore në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia”, ku në pamjet që u bënë virale në rrjetet sociale, mësuesi shihet duke e qëlluar disa herë me shuplaka, dhe grushte nxënësin.

Më pas, minoreni i reagon duke e goditur mësuesin me shkelm, çka përshkallëzoi përleshjen mes tyre.

Ky i fundit i kthehet me të shara ndërsa nxënësit bërtasin duke i kërkuar mësuesit të ndalet.

Pas shpërndarjes së videos, policia ka ndërhyrë dhe mësuesi është shoqëruar në polici. 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi konfirmoi se ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco