Gjyqi në Hagë, prokuroria: Shënjestrimi i kundërshtarëve vazhdoi edhe pas Marrëveshjes së Kumanovës! Tregon qendrat e ndalimit

Gjyqi në Hagë, prokuroria: Shënjestrimi i kundërshtarëve vazhdoi edhe pas Marrëveshjes së Kumanovës! Tregon qendrat e ndalimit

13:38, 09/02/2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahen deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi. Për secilin nga ata është kërkuar dënimi me nga 45 vite burg.

Gjatë seancë Prokuroria paraqiti një hartë për qendrat e pretenduara të ndalimit të UÇK-së. Sipas ZPS-së, aty, të ndaluar u paraburgosën në mënyrë arbitrare, u keqtrajtuan, u zhdukën dhe u vranë.

Në periudhën prill 1998 deri në gusht 1999 janë regjistruar 437 incidente të ndalimit, tha ZPS-ja, duke shtuar se këto incidente janë pjesë e aktakuzës.

“Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë që nuk merrnin pjesë në konfliktin e armatosur në kohën e arrestimit të tyre”, tha një prokuror i specializuar.

Sipas prokurorisë në Hagë, në mesin e të ndaluarve kishte edhe forca kundërshtare, por edhe anëtarë të UÇK-së. Viktimat, sipas ZPS-së ishin “shqiptarë të Kosovës, serbë, romë, malazezë boshnjakë, maqedonas, burra, gra dhe fëmijë”, që u mbajtën në qendra me orë, ditë, javë apo muaj.

Prokurorja Clare Lawson tha se UÇK-ja vazhdoi me “shënjestrimin e civilëve” edhe pasi u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, duke ndaluar civilët nën dyshimet për bashkëpunim.

Sipas saj, pas Marrëveshjes së Kumanovës, UÇK-ja mori nën kontroll infrastrukturën shtetërore dhe të akuzuarit tentuan të vendosnin autoritetin de facto në terren.

Ajo përmendi një komunikatë të qershorit të vitit 1999, ku thuhej se ishin ndaluar tre persona, dy prej të cilëve ishin vrarë dhe një ishte arratisur.

Lawson pretendoi e Thaçi po tentonte të konsolidonte pushtetin te faktori ndërkombëtar, duke mohuar se ka pasur vepra penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco