Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se në fund të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) krijoi një gjykatë ushtarake, të cilën e cilësoi të pasuksesshme dhe të manipuluar, pasi në punën e saj ndërhynin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.
Prokuroria akuzon se kjo gjykatë shërbeu si "instrument" për të realizuar një ndërmarrje të përbashkët kriminale kundër kundërshtarëve të UÇK-së.
Në deklaratën e saj, Prokuroria solli në vëmendje rastin e Blerim Kuçit, i cili u ndalua dhe gjykuar nga kjo gjykatë, me dënimin me vdekje. Për më tepër, u përmendën fati dhe dënimi i kundërshtarëve të tjerë që ishin planifikuar të ishin nën akuzë për "tradhti", duke kaluar përmes kësaj gjykate të njohur si pseudo-gjykatë.
© SYRI.net