Prokurori: Rexhep Selimi kishte lidhje të ngushta me Adem Jasharin dhe luante rol kryesor në sulmet e 1997

Prokurori: Rexhep Selimi kishte lidhje të ngushta me Adem Jasharin dhe luante rol kryesor në sulmet e 1997

11:03, 09/02/2026

Në gjykimin që po zhvillohet në Hagë, prokurori ka përshkruar Rexhep Selimin si një figurë të rëndësishme në luftën e UÇK-së, duke theksuar lidhjet e tij të ngushta me Adem Jasharin dhe rolin e tij në fushëbetejë.

Prokurori tha se Selimi gëzonte një respekt të madh mes luftëtarëve dhe ishte një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në sulmet e vitit 1997 kundër forcave serbe.

Lexo edhe:  Prokurori Tieger: Thaçi dhe Veseli kishin roli kryesor në UÇK, dërguan armë për sulmet e 1997

Sipas prokurorisë, Selimi kishte qenë aktiv që nga vitet ’90, duke pasur një profil ligjor në LDK, por kishte kontakte të ngushta me Adem Jasharin që në vitin 1991 dhe iu bashkua UÇK-së në vitin 1993. Ai shpjegoi se Selimi ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që nga viti 1997.

Lexo edhe:  Prokuroria Speciale kërkon 45 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Prokurori Tieger theksoi se Selimi dhe të akuzuarit e tjerë vepronin në mënyrë kolektive dhe kryenin sulme kundër serbëve dhe individëve që dyshohej se bashkëpunonin me pushtuesin. Ai përmendi edhe sulmet ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste Serbe dhe individëve që merrnin pjesë në veprimtari që u konsideruan antikombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco