Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
‘Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 90% apo 2,329 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34’, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
‘Ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 228 vendvotime që i takojnë 4 komuave tjera Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë dhe Suharekë’, shtoi Elezi.
© SYRI.net