4 muaj në qeli, Serbia liroi nga paraburgimi Hazir Haziri

4 muaj në qeli, Serbia liroi nga paraburgimi Hazir Haziri

20:19, 21/01/2026

Autoritetet serbe e kanë liruar nga paraburgimi shtetasin e Kosovës, Hazir Haziri – rreth katër muaj pasi e kishin arrestuar për gjoja krime lufte – njoftoi të mërkurën avokati Arianit Koci.

Haziri ishte arrestuar më 8 shtator 2025 në pikën kufitare në Merdare dhe prej atëherë ishte mbajtur në paraburgim në Serbi.

Lirimi i Hazirit “konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte”, tha avokati Koci, i cili ka qenë i angazhuar në rastin e tij.

“Rasti nënvizon domosdoshmërinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit”, shkroi Koci në Facebook.

Ai shtoi se gjendja shëndetësore e Hazirit është e mirë.

Haziri, 77 vjeç, ishte arrestuar për gjoja krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99.

Autoritetet serbe pretendonin asokohe se “në qershor të vitit 1999, në Podujevë, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], e ka vrarë me armë zjarri një civil serb”.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime të tilla, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco