Prokuroria dhe Policia aksion në Prishtinë, katër persona dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet

Prokuroria dhe Policia aksion në Prishtinë, katër persona dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet

10:26, 19/01/2026

Prokuroria Themelore e Prishtinës, bashkë edhe me Policinë e Kosovës po e zhvillojnë një aksion.

Kjo u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.Kaltrina Shala.

Dy të dyshuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private.

“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në baze të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-së. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë.”, tha ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco