Ditën e djeshme në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, edicionet e lajmeve risollën në kujtesë tragjedinë që nuk mun të harrohet për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Dhimbja mbetet e pranishme në kujtesën e popullit shqiptar.
Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror të lajmeve, Vlora Fetoshi, e cila shpërtheu në lot pas kronikave të njëpasnjëshme për homazhet në Reçak dhe për masakrën në Krushë të Madhe.
Për vite të tëra, Vlora kishte mbajtur në heshtje dhimbjen për humbjen makabre të babait të saj, vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në masakrën e Krushës.
© SYRI.net