Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen në vend të Müller

Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen në vend të Müller

10:38, 16/01/2026

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka shprehur falënderime të sinqerta për kolonel Müller-in me rastin e përfundimit të mandatit të tij si komandant i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it në Kosovë.

Në njoftimin e saj, Ambasada vlerëson lart bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, besimin e ndërsjellë dhe përkushtimin e treguar nga kolonel Müller gjatë gjithë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë.

Po ashtu, Ambasada Gjermane ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me komandantin e ri të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, kolonel Radtke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco