Digjet objekti i një biznesi në Gjakovë, s’raportohet për të lënduar

Digjet objekti i një biznesi në Gjakovë, s’raportohet për të lënduar

20:05, 08/01/2026

Objekti i një biznesi në Gjakovë ka marrë flakë, por që deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Syri Net sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ndërkaq drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se janë evakuaar punëtorët.

Ai ka njoftuar se njësia emergjente, zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Graishta ka thënë se kanë pranuar mbështetje shtesë edhe nga njësitë e zjarrfikësve të Deçanit.

Sipas tij, prokurori kujdestar është i informuar për rastin, ndërkaq për detajet e tjera Policia e Kosovës do të dal me një njoftim zyrtar. 

Ndërkohë, biznesi i cili është përfshirë nga zjarri, ka dalë me një reagim për ngjarjen, duke njoftuar se sot, në orët e pasdites, një pjesë e fabrikës së saj në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

"Fatmirësisht, punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve, në përpjekje për ta lokalizuar zjarrin. Aktualisht, ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes së zjarrit dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material", thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco