Teksa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka ardhur edhe thirrja e parë për Bashkimin Evropian, në mënyrë që t’i jepet fund politikës bllokuese nga unioni.
Përmes një reagimi në rrjetin social, X, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras teksa ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, shprehet se BE duhet t’i japë fund bllokadës politike, pasi sipas tij, një politikë e tillë i ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro të fondeve të BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe një përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në platformën “X”.
Kosovo’s election result should finally end the political deadlock that has cost the country millions of #euros in #EU funding.
— Riho Terras (@RihoTerras) December 29, 2025
PM @albinkurti now has a clear mandate and a responsibility to govern more pragmatically.#Kosovo @Europarl_EN @EU_Commission pic.twitter.com/cSr2NxwE9U
© SYRI.net