Përfundon orari zyrtar i votimeve në Kosovë/ Deri në orën 19:00 kanë votuar 43.47% e qytetarëve

Përfundon orari zyrtar i votimeve në Kosovë/ Deri në orën 19:00 kanë votuar 43.47% e qytetarëve

19:21, 28/12/2025

Në orën 19:00 ka përfunduar orari zyrtar i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin. Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 19:00 kanë votuar 43.47% të qytetarëve.

900

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 869,004 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote.

Deri në orë 18:23 pjesëmarrja ishte 38.55%.

Kosova6

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco