Zgjedhjet parlamentare, Konjufca: Me votë tregojmë pjekurinë tonë si popull e si shoqëri, fitoftë më i miri!

Zgjedhjet parlamentare, Konjufca: Me votë tregojmë pjekurinë tonë si popull e si shoqëri, fitoftë më i miri!

11:30, 28/12/2025

Në ditën e zgjedhjeve, është bërë një thirrje e fortë për një proces të qetë, paqësor dhe të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë një deklarate për media, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, e vuri theksin te rëndësia që ka një proces zgjedhor pa incidente, i cili do të dëshmonte pjekurinë e popullit dhe shoqërisë së Kosovës.

 Duke shprehur urimet për mbarëvajtjen e ditës, Konjufca shprehu dëshirën që të fitojë  kandidati më i mirë, ai i cili qëndron më afër interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kjo ditë shihet si një tjetër moment ku Kosova, pas më shumë se dy dekadash, tregon pjekurinë e saj në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë. Mesazhi kryesor i Konjufcës ishte ftesa drejtuar të gjithë qytetarëve me të drejtë vote.

 “I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, thuhet në deklaratë, duke u nënvizuar se kjo është mënyra e vetme për t'u bërë pjesëmarrës aktiv në ndërtimin e shtetit dhe të Republikës.

Pa asnjë problem, të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë incident, në mënyrë paqësore e të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull, edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Tashmë po bëhen dy dekada, më shumë se dy dekada që Kosova po e tregon pjekurinë e vet në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë. Dëshiroj që gjithçka sot të shkojë mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Vetëm kështu bëhemi pjesëmarrës të ndërtimit të shtetit tonë, të Republikës sonë. Prandaj ju uroj edhe juve çdo të mirë, edhe ju falënderoj si gazetarë që po e përcillni në mënyrën më të mirë të mundshme gjithë këtë proces duke i informuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco