Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim zyrtar, këngëtaren Dafina Zeqirin.
Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi Kryeministri në detyrë ishte i pranishëm në koncertin e saj të fundit, të cilin ai e cilësoi si “të shkëlqyeshëm”.
Gjatë vizitës, Dafina nuk kurseu as batutat dhe as komplimentet për Albinin. Ajo u shpreh e surprizuar nga takimi i drejtpërdrejtë, duke i thënë Kurtit:
“Shumë ma cool koke live se nëpër fushata”.
Këngëtarja e falënderoi përsëri Kurtin për pjesëmarrjen në koncertin e saj, duke vlerësuar mbështetjen për artistët vendas.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës u fokusua në jetesën në Kosovë. Dafina tregoi se sa shumë e pëlqen jetën në vendlindje dhe lidhjen e fortë që ka me publikun dhe ambientin këtu.
Nga ana tjetër, Kryeministri Kurti e konsideroi veten “nikoqir” të këngëtares në zyrën e tij, duke e cilësuar Dafinën si një artiste sërish “mbresëlënëse”.
© SYRI.net