Kërkohet 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviçit Vidosav Mitroviç

Kërkohet 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviçit

17:05, 22/12/2025

I dyshuari për dhënien e ndihmës në tentim vrasjen dhe rrëmbimin e Milan Vukashinoviçit, Vidosav Mitroviç, është sjellur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës t'ia caktojë masën e sigurisë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Pas seancës dëgjimore gjykata do të nxjerrë vendim lidhur me masat e sigurisë për të dyshuarin.

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të arrestuarit për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar të shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, ka gjetur një armë dhe disa fishekë.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Avokati i Mitroviçit, Dejan Vasiq, ka thënë se gjatë intervistimit i dyshuari e ka mohuar se ka ndihmuar në rastin e Vukashinoviçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco