FSK-ja së shpejti do të pajisjet me armë antitank nga Gjermania

FSK-ja së shpejti do të pajisjet me armë antitank nga Gjermania

14:20, 22/12/2025

Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisjet nga Gjermania me armatim antitank “PANZERFAUST 3”. 

Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për KOHËN Se procedurat për blerjen e pajisjeve janë përfunduar dhe se armët pritet t’i dorëzohen FSK-së. 

Lajmi vjen vetëm një javë pasi u njoftua se Kosova ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me kompaninë AM General, për blerje të sistemeve moderne të artilerisë mobile “HUMVEE Hawkeye 105mm Howitzer”./ Koha Net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco