Osmani i kërkon Papa Leonit njohjen e pavarësisë së Kosovës

Osmani i kërkon Papa Leonit njohjen e pavarësisë së Kosovës

20:10, 13/12/2025

Presidentja Vjosa Osmani i kërkoi Papa Leonit që Selia e Shenjtë ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, gjatë një takimi të zhvilluar në Vatikan, të cilin e cilësoi si shumë domethënës për marrëdhëniet mes dy palëve.

Pas takimit të shtunën, në një video të postuar në Facebook, Osmani tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme për raportet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit, duke bërë të ditur se, përveç takimit me Papën, kishte zhvilluar bisedime edhe me kardinalin Pietro Parolin.

“Në takimin me Shenjtërinë e Tij, paraqita shpresën dhe besimin e të gjithë popullit të Kosovës se Vatikani më në fund do ta marrë vendimin e shumëpritur për ta njohur Republikën e Kosovës, duke njohur edhe vuajtjet e gjata të popullit tonë për të jetuar i lirë dhe i pavarur”, u shpreh Osmani.

Ajo theksoi se një vendim i tillë do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco