Arsimi në Kosovë, mundësi e re për të rinjtë e verilindjes së Shqipërisë

Arsimi në Kosovë, mundësi e re për të rinjtë e verilindjes së Shqipërisë

09:46, 09/12/2025

Orges Hasanaj, 16-vjeçar nga Tropoja, prej dy vitesh është nxënës në degën e Mekanikës pranë Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” në Prizren. Përveç shkollës, tre ditë në javë ai punon si automekanik në një servis në qytet, me pagesë mujore, duke praktikuar në terren atë që mëson në bankat e shkollës.

Në mungesë të shkollave profesionale në qarkun e Kukësit, shumë të rinj nga zona e verilindjes janë detyruar të regjistrohen në sistemin arsimor profesional trevjeçar të Kosovës.

Sipas drejtuesve të arsimit profesional në Prizren, kushtet për shkollim janë më të mira, ndërsa modeli i mësimdhënies duale,kombinimi mes teorisë dhe praktikës në terren ,luan rol kyç në formimin profesional të nxënësve.

Enver Bytyçi, zv/drejtor për marrëdhëniet me bizneset tha se rëndësinë e punës praktike e thekson edhe biznesi privat, i përfshirë drejtpërdrejt në arsimin dual.

Fadil Rexhaj, pronar biznesi.Qendra e Kompetencës “11 Marsi” theksoij se në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë, e frekuentuar nga rreth 1 500 nxënës.

Ajo ofron mësim në 18 profile profesionale, të organizuara sipas katër drejtimeve kryesore.automekanikë,elektronikë, ndërtimtari,artet e aplikuara.

Modeli i arsimit profesional në Prizren po shërben si alternativë reale për të rinjtë nga Shqipëria verilindore, të cilët përballë mungesës së investimeve në arsim profesional në vendin e tyre, po gjejnë mundësi konkrete formimi dhe punësimi përtej kufirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco