Presidenti i Hungarisë viziton sot Kosovën, do të pritet nga Osmani

Presidenti i Hungarisë viziton sot Kosovën, do të pritet nga Osmani

09:00, 08/12/2025

Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok do të vizitojë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Sipas një njoftimi për media ai do të pritet në takim nga e para e vendit, Vjosa Osmani duke filluar nga ora 16:00.

Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit.

Kujtojmë se Osmani më 17 qershor të këtij viti kishte qëndruar për vizitë në Hungari ku ishte pritur në një ceremoni me nderime ushtarake nga homologu i saj Tamas Sulyok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco