Komandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUINT, BE-së e Turqisë në Kosovë, flasin për sigurinë

Komandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUINT, BE-së e Turqisë në Kosovë, flasin për sigurinë

11:48, 06/12/2025

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka mbledhur në një takim përfaqësues diplomatikë në vend në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Ulutash u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendëskreun e Misionit të Francës në Kosovë dhe një përfaqësuese të ambasadës së SHBA-së nga QUINT, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së dhe Zëvendëskreun e Misionit të Turqisë, sipas një njoftimi të KFOR.

“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme që Komandanti të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR thotë se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco