Moment historik për shqiptarët! Emërohet rruga ‘Isa Boletini’ në New York

Moment historik për shqiptarët! Emërohet rruga ‘Isa Boletini’ në New York

12:52, 01/12/2025

Të dielën u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.

“Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!

Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.

Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco