Prej muajsh nuk kanë marrë pagesën/ Prishtina zgjohet me protestë: Punëtorët e transportit publik në grevë, me ta dhe Përparim Rama

Prej muajsh nuk kanë marrë pagesën/ Prishtina zgjohet me protestë: Punëtorët e transportit publik në grevë, me ta dhe Përparim Rama

11:36, 24/11/2025

Prishtina e ka nisur këtë fillimjave me protestë. Punëtorët e ndërmarrjes publike Trafiku Urban kanë hyrë sot në grevë, duke ndalur punën për shkak të mospagesës së pagave nga Komuna e Prishtinës për disa muaj me radhë.

Të pakënaqur me situatën, punëtorët fillimisht janë mbledhur para objektit të Komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar përgjegjësi dhe zgjidhje të menjëhershme. Ata i kanë bërë thirrje edhe kryetarit Përparim Rama që t’u bashkohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete.

Kryetari Rama iu është bashkuar protestuesve, por përgjegjësinë e ka drejtuar përtej komunës. Së bashku me punëtorët ai është zhvendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku ka akuzuar ekzekutivin se po bllokon buxhetin e Komunës së Prishtinës, gjë që sipas tij ka sjellë situatën e krijuar me mospagesat.

Protesta pritet të vazhdojë deri në një zgjidhje konkrete nga institucionet, ndërsa qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban është i pezulluar për shkak të grevës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco