Presidentja Osmani mbledh sot partitë për datën e zgjedhjeve

Presidentja Osmani mbledh sot partitë për datën e zgjedhjeve

07:32, 20/11/2025

Një ditë pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas burimeve, takimi do të zhvillohet sot në ora 10:30. Deri tani, si data të mundshme për zgjedhjet përmenden 21 dhe 28 dhjetori.

Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.

Gjatë ditës, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco