Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të shtunën ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për balotazhin e zgjedhjeve lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 8 mijë e 932 pako të aprovuara, mbi 3 mijë janë refuzuar për shkak të mungesës të dëftesës së regjistrimit.
KQZ ka njoftuar se të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë:
[🕘] E shtunë, ora 15:00
1. Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):
[📌] Në QNR ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.
[🔍] Procesi i vlerësimit deri më tani:
Të pranuara në Kosovë: 12,018 pako
[✔] 8,932 të aprovuara
[❌] 3,086 të refuzuara
[❌] Arsyeja kryesore e refuzimit:
Mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3,009 raste.
[📮] Gjatë 11–12 nëntorit janë tërhequr 13,084 pako nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete.
[👥] Numri i votuesve të regjistruar për postë për këto komuna: 29,752.
Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.
2. Të premten, KQZ ka numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vnevotime të veçanta dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.
Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.
Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.
© SYRI.net