Vrasja e shqiptarit në New York, arrestohet autori i dyshuar! dëshmitari: U godit nga hajduti

Vrasja e shqiptarit në New York, arrestohet autori i dyshuar! dëshmitari: U godit nga hajduti

17:07, 14/11/2025

I tërë komuniteti i Brooklyn të New York, po vajton humbjen e Burim Havollit, shqiptarit nga Kosova i cili të mërkurën në mëngjes pas një konfrontimi me një person që dyshohet se prej muajsh vidhte pakot e banorëve.

41 vjeçari kishte vite që punonte si mbikëqyrës me përvojë i një ndërtese banimi në Ditmas Park në Ocean Avenue.

 Banorët thonë se ai ishte baba i përkushtuar i tre fëmijëve dhe njeri punëtor, që i trajtonte të gjithë si familje. Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Kush ishte Burim Havolli?

Burim Havolli, 41 vjeç i martuar dhe baba i tre fëmijëve nën moshën tetë vjeç, kishte punuar si mbikqyrës për 16 vite. Ai njihej nga të gjithë për mirësi, thjeshtësi dhe gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Vdiq duke shpëtuar banorët”

Vëllai i tij, Blair Havolli, i tha FOX 5 NY se Burimi “ndihmonte këdo — pa përjashtim”.

“Vdiq duke shpëtuar banorët e ndërtesës,” tha ai.

“Ishte shumë i përulur,” shtoi Blair mes lotësh. “Të gjithë banorët qajnë për të. Ai gjithmonë donte të ndihmonte.”

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, kur Havolli u përpoq të ndalonte një person që dyshohet të jetë pjesë e një grupi që ka vjedhur pako nga ndërtesa prej muajsh.

Sipas dëshmitarëve dhe burimeve policore të cituara nga New York Post, konflikti u përshkallëzua kur i dyshuari e goditi Havollin në kokë me një telefon celular.

Vëllai i viktimës thotë se Burimi ishte goditur disa herë në kokë me telefonin.

Havolli u rrëzua pak çaste më vonë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë

I dyshuari në pranga

Një 30-vjeçar është vënë në pranga, por ende nuk është ngritur akuzë zyrtare ndaj tij. Sipas burimeve pranë policisë, ai ka qenë I arrestuar edhe më parë.

Një banore thotë se Burimi ishte përpjekur të mbante autorin derisa të vinte policia. 

Havolli vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga një vizitë në Kosovë, vendlindja e tij, ku familjarët thonë se do të mbahet dhe ceremonia mortore.

Jashtë ndërtesës në Ocean Avenue, banorët kanë ngritur një memorial me qirinj, lule dhe letra, në nder të njeriut që e konsideronin zemrën e komunitetit të tyre.

Na bënte të ndiheshim të sigurt këtu,” tha një banore. “Nuk e meritonte këtë.”

Hetimet vazhdojnë

Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është përcaktuar ende, ndërsa policia thotë se hetimi vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco