Bajrami: LDK fitoi në 7 komuna, radha për fitore në gjithë Kosovën

Bajrami: LDK fitoi në 7 komuna, radha për fitore në gjithë Kosovën

07:25, 10/11/2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se zgjedhjet lokale u karakterizuan me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe tërë aparatit shtetëror në shërbim të Vetëvendosjes.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK fitoi shtatë komuna, dhe kryetarët prej të hënës rinisin punët për qytetarët.

Bajrami ka thënë se tash radha është për fitore në gjithë Kosovën.

Postimi i saj i plotë:

Këto zgjedhje lokale u karakterizuan me skema të korrupsionit publik, tentim për blerje votash me buxhet të shtetit – me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe tërë aparatit shtetëror në shërbim të Vetëvendosjes.

Pavarësisht kësaj gare të padrejtë LDK arriti të fitoj në shtatë komuna, dy prej tyre pa balotazh #Lipjanin dhe #Istogun dhe sonte pesë komuna tjera: #Prishtinën, #Pejën, #Vitinë, #Dragashin dhe #Junikun.

Qytetarët le të festojnë e kryetarët prej nesër të nisin e rinisin punët e mira për qytetarët!

Tash, radha për fitore në gjithë Kosovën!

Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco