LDK mban Prishtinën edhe në raundin e dytë: Përparim Rama shpall fitoren

LDK mban Prishtinën edhe në raundin e dytë: Përparim Rama shpall fitoren

20:50, 09/11/2025

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur fitoren në zgjedhjet për raundin e dytë në kryeqytet.

Në një dalje për mediat, Rama tha se rezultati i sotëm tregoi se fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit.

Gjithashtu Rama përshëndeti kundërkandidatin nga LVV, Hajrulla Çeku, derisa ftoi të reflektojë pasi sipas tij bllokada nuk sjell zhvillim.

“Sot është festa e qytetit tonë, unitetit dhe demokracisë. Sot ka fituar vullneti për zhvillim. Sot fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco