Vendoret në Kosovë, Konjufca: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre! Të ndërtojmë demokracinë

Vendoret në Kosovë, Konjufca: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre! Të ndërtojmë demokracinë

12:15, 09/11/2025

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ka ushtruar të drejtën e votos pak më herët.

Duke folur për mediat, Konjufca u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të alin të votojnë dhe theksoi se duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

Deri tani, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco