Shteti i Kosovës në gatishmëri për balotazh, 80 prokurorë dhe Policia në terren

Shteti i Kosovës në gatishmëri për balotazh, 80 prokurorë dhe Policia në terren

08:54, 09/11/2025

Për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, institucionet shtetërore kanë shpallur gatishmërinë e plotë për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të sigurt.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar në gjithë territorin e Kosovës. Ata do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie të mundshme. Prokuroria i bën thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe institucioneve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit ose manipulimit të votës.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ për garantimin e sigurisë gjatë balotazhit. Ky plan përfshin angazhimin e efektivëve për sigurinë e përgjithshme, transportin e materialeve zgjedhore dhe koordinimin me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara. Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të subjekteve zgjedhore të njoftojnë çdo incident përmes linjës 192, email-it info@kosovopolice.com, ose në stacionet më të afërta policore, në mënyrë që të ndërmerren masat ligjore të menjëhershme.

Zgjedhjet për kryetar komune-balotazh zhvillohen sot në të gjithë Kosovën, ndërsa institucionet garantojnë mbikëqyrje dhe siguri të plotë gjatë procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco