SYRI TV/ Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë: Nëse ka emër nuk mund ta refuzoj

12:22, 05/11/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.  Në një konferencë për media, Osmani tha se zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha, të cilët i thanë se nuk dëshirojnë të propozojnë mandatar.

Osmani tha se është “shpresëplotë” që partitë të merren vesh që të miratohet Plani i Rritjes, buxheti apo zgjatje buxhetore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco