Vidhen kambanat e kishës në Ferizaj

Vidhen kambanat e kishës në Ferizaj

11:18, 30/10/2025

Dy kambana të kishës katolike në Ferizaj janë vjedhur të martën.

Policia ka parë nga kamerat e sigurisë se tre persona me një automjet janë futur në oborrin e kishës dhe kanë vjedhur kambanat.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona ende të panjohur janë vjedhur dy kambana të kishës katolike. Nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco