Njohja nga Siria, Ambasadori i Gjermanisë uron Osmanin: Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re të njohjeve

Njohja nga Siria, Ambasadori i Gjermanisë uron Osmanin: Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re të njohjeve

10:59, 30/10/2025

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për njohjen nga Siria, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë, shkruan Reporteri.net.

Nga ambasada kanë thënë se janë të lumtur me këtë dinamikë, duke qenë se kjo është njohja e tretë këtë vit, pas Sudanit dhe Kenias.

“Urimet e mia më të sinqerta për Presidente Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mirë që Kosovës është njohur nga Siria! Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania ka mbështetur gjithmonë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.

Lajmin për njohjen nga Siria e kumtoi Presidentja Vjosa Osmani nga Riadi. Ajo falenderoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite që tha se e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.  [🇽🇰] [🇸🇦] ”, ka shkruar Osmani.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco