Vonesë në nisje të seancës për zgjedhjen e Qeverisë. Votimi, elektronik. PDK dhe LDK s'kanë votë për Kurtin

Vonesë në nisje të seancës për zgjedhjen e Qeverisë. Votimi, elektronik. PDK dhe LDK s'kanë votë për Kurtin

10:13, 26/10/2025

Ndonëse seanca është thirrur në orën 10:00 tashmë është bërë praktikë që ato të nisin me vonesë. Mbi dhjetë minuta pas orarit kur seanca e sotshme pritej të niste, tash në sallë kanë mbërritur disa prej deputetëve.

Në sallë shihen deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërine e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Në secilën ulëse të sallës tashmë janë shpërndarë disa fleta ku deputetët udhëzohen se si të votojnë përmes sistemit elektronik, duke lënë të kuptohet që këtë herë votimi s’do të bëhet me ngritje të dorës, por përmes sistemit elektronik.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se partia e tij e ka bërë të qartë se në asnjë rrethanë nuk do të jetë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe në asnjë rrethanë nuk do të ketë votë për të.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për të formuar Qeveri të re. 

“Punët e mira nuk lihen në ditën e fundit' eshtë shprehur ai.

Nga ana tjetër Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me votën për Lëvizjen Vetëvendosje sot në Kuvend.

Ai ka thënë se nuk është kontaktuar në ditët e fundit nga kjo parti.

Limaj ka thënë disa herë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti që të kontribuojë në Kuvend, por nuk është i interesuar që të jetë pjesë e ndonjë përbërjeje qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco