Grabitje e armatosur në autostradën Suharekë-Malishevë, menaxheri i një poste bëhet shënjestër

Grabitje e armatosur në autostradën Suharekë-Malishevë, menaxheri i një poste bëhet shënjestër

17:38, 25/10/2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së premtes në autostradën Suharek-Malishevë, ku menaxheri i një poste private është bërë shënjestër e një grabitjeje të armatosur.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, ka deklaruar se, gjatë drejtimit të automjetit të tij, një veturë pa targa i është afruar dhe një person nga ajo veturë ka shtënë disa herë me armë zjarri, duke goditur automjetin.

Si pasojë e të shtënave, viktima është detyruar të ndalet, moment në të cilin nga automjeti i dyshuar kanë dalë dy persona të maskuar. Ata e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, që sipas viktimës ishin para të përfituara nga aktiviteti i postës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë policore relevante, përfshirë hetuesit dhe ekspertët e forenzikës, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco