sh-komandanti i NATO, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit
Gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar.
Në dokumentin e publikuar, mbrojtja thekson se Clark ka marrë miratimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar në Hagë.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.
“Në përputhje me udhëzimet e Panelit dhe duke marrë parasysh disponueshmërinë e deklaruar të 1DË-007, mbrojtja konfirmon qëllimin e saj për ta thirrur dëshmitarin 1DW-007 gjatë javës së 17 nëntorit 2025, por jo para pasdites së 18 nëntorit, ose, me shumë gjasë, në mëngjesin e 19 nëntorit 2025. Mbrojtja do ta ketë një pasqyrë më të qartë sapo të konfirmohen planet e udhëtimit dhe pasi të ketë pasur mundësi të konsultohet me 1DW-007 dhe WSPO në lidhje me afatin për hapat e tjerë përgatitorë përpara dëshmisë”, thuhet në dokumentin që është publikuar, duke u dhënë detaje tjera.
“Ndërsa mbrojtja shpreson që dëshmia e 1DË-007 të mund të përfundojë brenda dy ditësh, ajo kërkon në mënyrë të jashtëzakonshme që Paneli Gjyqësor të caktojë të premten, më 21 nëntor 2025, si një ditë shtesë të seancës, në rast se është e nevojshme për t’u dhënë të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve një mundësi të drejtë për të finalizuar dëshminë e 1DË-007”, thuhet në dokument.

© SYRI.net