Zgjedhjet, edhe 9 milion euro/ Kosovë, dëmi në buxhetin e shtetit nga sfidat elektorale në vend

Zgjedhjet, edhe 9 milion euro/ Kosovë, dëmi në buxhetin e shtetit nga sfidat elektorale në vend

19:01, 22/10/2025

Brenda 9 muajve Kosova kaloi në dy procese zgjedhore, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurti si dhe zgjedhjet lokale të 12 tetorit balotazhi i të cilave mbahet më 9 nëntor, teksa gjasat janë të mëdha që në dhjetor të këtij vit të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në rast se përfundojnë te gjitha afatet për formimin e qeverise se re.

Përpos mbajtjes së vendit nën trysninë e proceseve elektorale të vazhdueshme dhe zhurmës së fushatave, dëmi kryesor është ai ekonomik.

Kjo jo vetëm tek investitorët e huaj që nuk gjejnë një klimë të qëndrueshme politike për të bërë biznes por edhe drejtpërdrejt tek buxheti i shtetit.

Vetëm zgjedhjet e 9 shkurtit i kushtuan rreth 9 milionë euro buxhetit të shtetit. Po ashtu zgjedhjet lokale të 12 tetorit mbi 6 milionë euro.

Në total brenda këtij viti në një periudhë të shkurtër kohore janë shpenzuar 15 milionë euro, shtuar këtu edhe një tjetër shifër prej 9 milionë eurosh në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Para këto që nuk shkojnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve përmes investimeve në sektorë si arsimi, shëndetësia apo infrastruktura, por përdorën për luftën e brendshme politike në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco