Zv.Sekretarja e NATO-s: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

Zv.Sekretarja e NATO-s: KFOR-i vëzhgon qiellin e Kosovës, s’kishte kërcënime sigurie nga dronët e Serbisë

07:07, 19/10/2025

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka thënë se s’ka pasur rrezikim të sigurisë së Kosovës nga dronët serbë.

Shekerinska ka thënë se ajo që është e sigurt është se KFOR është përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës.

“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo  në Klan Kosova tha se fakti që Kosova nuk kishte kërcënime sigurie është gjë e dobishme dhe se “ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun”.

Në fund të muajit të kaluar, zyrtarët e Kosovës raportuan se hapësira ajrore e vendit ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë, por nuk dhanë detaje për kohën apo rrethanat e incidentit.

KFOR-i, megjithatë, tha se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë që të kërcënonte sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco