VIDEO/ Pamje kur i dyshuari me dy kallashnikovë plagos rëndë dy persona në Pejë

VIDEO/ Pamje kur i dyshuari me dy kallashnikovë plagos rëndë dy persona në Pejë

21:21, 18/10/2025

Janë publikuar pamjet e plagosjes së dyfishtë që ndodhi të premten në Pejë, pranë Gjykatës Themelore. Aty shihet se i dyshuari me dy kallashnikovë të llojit AK-47 gjuan mbi viktimat që po lëviznin me veturë. Fatmirësisht, vjen ndërhyrja e shpejtë e Policisë dhe e arreston. Njëri prej të plagosurve po trajtohet në QKUK, ndërsa tjetri është në gjendje stabile në Spitalin e Pejës.

Pamjet janë publikuar nga ‘Betimi për Drejtësi’. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole, 129 fishekë dhe 16 gëzhoja.

I dyshuari është njëri prej familjarëve të të vrarit në Volljakë të Klinës para tre vjetësh, F.H. Rasti i djeshëm besohet se ka të bëjë me hakmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco