Në komunën me numrin më të madh të banorëve, në atë të Prishtinës, kanë mbetur pa numëruar edhe tre kuti me fletë votimi.
Nga rezultati aktual shihet se kryeson kandidati i LDK-së, Përparim Rama me 33,76% ose 34,752 vota.
Pas tij vjen kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeko me 33,05% ose 34,022 vota. I treti është renditur kandidati i PDK-së, Uran Ismaili me 27,77% ose 28,588 vota.

Duke qenë se asnjë nuk ka siguruar mbi 50% të votave, kandidatët Rama dhe Çeko do të shkojnë në balotazh në raundin e dytë më 9 nëntor.
© SYRI.net