Vetëm 1.8% diferencë/ Ja kush kryeson në Fushë Kosovë, gara shkon në balotazh!

Vetëm 1.8% diferencë/ Ja kush kryeson në Fushë Kosovë, gara shkon në balotazh!

19:34, 12/10/2025

Komuna e Fushë Kosovës do të shkojë në balotazh, sipas të dhënave të exit-pollit të realizuar nga UBO Consulting. Gara për kryetar komune është treguar tejet e ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë.

Sipas rezultateve paraprake, Valon Përbreza nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë i pari me 39,7% të votave, ndërsa pas tij renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, me 37,9%. Diferenca mes dy kandidatëve është më pak se dy për qind, duke paralajmëruar një balotazh të tensionuar.

Në vendin e tretë është renditur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Tërnava, me 21,2%, duke mbetur jashtë garës finale.

Tashmë vëmendja zhvendoset te raundi i dytë, ku përplasja pritet të jetë e fortë mes VV-së dhe LDK-së, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të shpërndahen votat e PDK-së në balotazh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco