Sipas një exit-polli të realizuar në komunën e Gjakovës, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, projektohet fitues që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Gjini kryeson me një rezultat të qartë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke siguruar një diferencë të mjaftueshme për të shmangur balotazhin. Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.
Në pritje të konfirmimit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këto të dhëna tregojnë një mbështetje të fuqishme për Gjinin në këtë komunë, duke konsoliduar pozitën e tij si një prej figurave kryesore lokale të AAK-së.
© SYRI.net