Një përleshje fizike ka ndodhur afër shkollës “Xheladin Gashi”, që sot shërben si qendër votimi, në Komoran të Drenasit.
Sherri më pas agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Nga ngjarja raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa një automjet është dëmtuar, jo nga të shtënat me armë, por nga goditja me çekiç në xhamin e përparmë, raportojnë mediat e Kosovës,
Ndërkohë, policia ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me zgjedhjet, por ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes palëve të përfshira.
© SYRI.net